Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni edhe gjatë kësaj vere ka kënduar, por jo me intensitetin e dikurshëm. Kjo për shkak të rekomandimeve të mjekëve që ai të pauzojë nga të kënduarit intensiv.
Xeni është nga ata këngëtarë që nuk ekspozohen shumë në rrjetet sociale. Në një fotografi të publikuar në Instagram, ai shfaqet i ulur në një tavolinë të bollshme, teksa shihet duke pirë puro, shkruan “Kosovarja”.
Shkëlzen Jetishi është një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare dhe prej vitesh është aktiv në skenën muzikore, veçanërisht në ahengje familjare dhe mbrëmje muzikore.
Fotografia e fundit e tij sjell një moment jashtë angazhimeve muzikore.
