ShowBizzz

“Një deklaratë e gabuar, nisur si ironi”- Klodian Duro reagon për herë të parë pasi u përjashtua nga ‘Big Brother VIP’

Klodian Duro u skualifikua nga qëndrimi i tij në “Big Brother VIP”, me ish-futbollistin e Kombëtares që deklaroi së kishte dhunuar bashkëshorten e tij, gjë që solli vendimin drastik për aventurën e tij në formatin e njohur.

Vetë Duro ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke shkruar se ajo ishte një deklaratë e gabuar që i kishte lënë vend keqinterpretimit dhe gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit.

Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe i uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruan Klodian Duro në “Facebook”.