Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunë në rrugën “Shkupi” në Prishtinë rreth orës 12:00.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i saj për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana njoftoi për teve1.info se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, ka njoftuar Pllana.
