ShowBizzz

Një ish-fitues dhe një finalist – Dy banorë të rinj futen të shtunën në Big Brother Vip Albania

Dera e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 3” do të trokasë dy herë këtë të shtunë dhe konkurrentët do të mirëpresin dy banorë të rinj.

Fituesi i “Big Brother 3”, që bëri për vete publikun me lojën e tij të nxehtë, do të provojë këtë herë të triumfojë në formatin VIP të këtij reality show.

14 vite më vonë, Jetmir Salaj është gati të garojë sërish për çmimin e madh, pasi produksioni konfirmon sot pjesëmarrjen e tij në “BBVA”.

Djali nga Vlora, me lojën e tij të guximshme, por edhe romancën që krijoi në shtëpi me një nga banoret, Rezin bëri për vete publikun dhe në 15 maj 2010, shijoi fitoren dhe çekun e majmë.

Bashkë me të, në shtëpi hyn në spektaklin e ardhshëm një tjetër finalist, dj Liam Mandiaro. Me një strategji loje që u pëlqye nga shqiptarët, ai preku finalen e “Big Brother 5”