Kuriozitete

Një listë me pyetje që mund t’i bësh personit që ke qejf

Kur vjen puna te dikush që kemi qejf, të gjithë mund të jemi gjendur në një situatë ku kemi qenë shumë kuriozë për ta njohur më mirë, por s’kemi ditur për çfarë ta pyesim. Fatmirësisht, ti po lexon këtë artikull, i cili të jep disa pyetje që thyejnë edhe akujt më të trashë.

Si të përshkruajnë miqtë e ngushtë?

Nëse paratë nuk do të ishin problem, cilën punë do të zgjidhje?

Këshilla më e mirë që të kanë dhënë?

Po më e keqja?

E cilëson veten si njeri me humor?

Cila është gjëja që të lumturon gjithnjë?

Cilin personazh fiktiv ke më shumë qejf? Pse?

Cilat janë cilësitë që çmon më shumë te një mik?

A ke marrëdhënie të mirë me familjarët?

Mendimi më i errët që ke?

Sa e rëndësishme është dashuria për ty?

Gjëja më e keqe që i ke bërë dikujt dhe që pendohesh?

Cila është gjuha jote e dashurisë?

E sheh veten si prind?

Ç’të motivon në karrierën tënde?

Sa rëndësi kanë paratë për ty?

Cili është mendimi i parë që kanë të tjerët për ty dhe që ta kanë thënë pa doreza?

Për çfarë do të pyesësh, por stepesh ta bësh?

Cila është ajo këngë që të bën të ndihesh mirë?

Sfida më e vështirë që të është dashur të tejkalosh?

Për cilën kauzë sociale je i/e interesuar më së shumti?

Cili është personi më i rëndësishëm në jetën tënde?

Cili është qëllimi yt në botë?

Për çfarë ndihesh fajtor/e?

Cila është ajo gjë për të cilën duhet t’i kërkosh falje vetes?