ShowBizzz

Një mashkull yll? Meri Shehu: Për një natë e marr, më shumë jo – një këngëtar mu afrua sepse donte reklamë nga unë

Astrologjia e njohur Meri Shehu ka ndarë disa mendime të qarta në lidhje me atë që ajo kërkon në një partner në këtë fazë të jetës së saj. Duke qenë e hapur dhe e drejtpërdrejtë në qasje, ajo theksoi nevojën për një burrë që ka arritur dicka në jetë, që është i pavarur ekonomikisht dhe të ofrojë ekuilibër në marrëdhënien e tyre.

Në një bisedë me kolegen Rike Roçi, Meri argumentoi se në moshën e saj nuk ka më vend për të rritur dikë profesionisht apo financiarisht. “Nuk e besoj se dashurohem me një njeri të tillë në këtë moshë se nuk ka hajër në këtë muhabet. Kur të bëhet i zoti le të vijë”, deklaroi ajo me një ton të vendosur.

Meri shpjegoi një situatë në të cilën ndodhi të refuzojë ndihmën e saj për një person që kishte ambicie të bëhej këngëtar, por që në thelb kërkonte një shkallë për të ngjitur në karrierë. Situata përfundoi me një distancim të menjëhershëm nga Meri, e cila theksoi se nuk ka për qëllim të bëhet platformë promovimi për aspirantët në fusha të ndryshme.

Rike e sfidoi me një pyetje: “Po nëse dashurohesh me një person që nuk ka lekë fare dhe kërkon ndihmën tënde?” Në të cilën Meri përgjigjet: “Dua të kem një njeri që ka pozitë, një mashkull të fuqishëm, çfarë të marr unë, ta mësoj si të bëjë lekë?”.

Në fund, ajo pranoi me një dozë humori se mund të ndërtojë një lidhje të shkurtër, por të këndshme me dikë që është “super king” dhe yll për një natë. “Unë e kam kaluar atë fazë të dashurisë që po thua ti”, shtoi ajo. “Unë dua një shokun tim në jetë, një njeri që të ketë arritur diçka, të kemi çfarë flasim, mund të mos jetë i bukur fare, por të jetë ai njeri që mua të më balancojë”.

Këto komente të Meri Shehut përcjellin një mesazh të qartë se ajo kërkon një partner të aftë që të qëndrojë si i barabartë dhe jo një figurë që ka nevojë për udhëzime apo mbështetje në themelët e jetës.