ShowBizzz

“Një nga personazhet më të goditura”, ku është Edona James?

Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, gazetarët Miftar Zejnullahu, Agon Rexhepi dhe Elton Tozaj kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në botën e showbizzit.

Një nga temat e trajtuara ishte ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James, e cila prej një kohe nuk është shfaqur shumë në media.

Gazetari Elton Tozaj u shpreh se do të dëshironte ta njihte personalisht Edonën, duke e cilësuar si një nga personazhet më të spikatura të edicionit.

“Shpresoj shumë ta takoj. Shumë nga personazhet kam kontaktuar, me Edonën jo, sepse nuk e njoh personalisht dhe nuk kam pasur mundësinë ta njoh. Do të ishte kënaqësi ta njihja, sepse për mua ka qenë një nga personazhet më të goditura në Big Brother VIP Kosova”, tha Tozaj.
Ndërsa Miftar Zejnullahu theksoi se shumë prej ish-banorëve të formateve të tilla e kanë të vështirë ta menaxhojnë famën pas përfundimit të spektaklit, e sipas tij, këtë gjë nuk ka ditur ta bëj as Edona.

“Sa herë që jemi pjesë e diskutimeve ku flasim për ish-banorët e Big Brotherit, vlen shprehja se shumica prej tyre nuk dinë ta mbajnë atë famë që ua jep Big Brotheri. Rasti konkret është edhe Edona James. Ajo do të mund të bënte shumë më tepër, duke e marrë parasysh çfarë dashurie të madhe mori nga publiku”, u shpreh Zejnullahu.
Nga ana tjetër, Agon Rexhepi kujtoi se komentet për personazhet e Big Brother lidhen kryesisht me paraqitjen e tyre në format, jo domosdoshmërisht me jetën e tyre private.

“Kur ne i komentojmë, i komentojmë si personazhe ose si lojtarë brenda atij formati. Ne nuk i njohim si njerëz në jetën reale”, tha Rexhepi.

 

Të Ngjashme