Modelja e njohur venezueljane, Wilevis Brito pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë në moshën 24 vjecare pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje maksilofaciale në një spital në Karakas.
Modelja u operua në Spitalin Domingo Luciani, ku një mjek i hoqi një gungë në buzë dhe trajtoi një të dalë në nofullën e saj, shkruan DailyMail. Por pas ndërhyrjes, Brito pësoi komplikacione të rënda të cilat organizmi i saj nuk i përballoi dot. Sipas burimeve, modelja nuk iu nënshtrua operacionit për të ndryshuar pamjen e saj, por për arsye shëndetësore.
“Ajo po i nënshtrohej një operacioni të nofullës dhe një gunge të vogël që iu formua në buzë”, tha një e njohur e vajzës. “Për të shmangur komplikimet e mëtejme, ajo vendosi të operohej. Por jo për kozmetikë apo bukuri, por për shëndetin”. Brito, ishte mirë pas operacionit, por shpejt nisën problemet natyra e të cilave nuk është zbardhur plotësisht në media.
bal