ShowBizzz

Një orë për ta nxjerrë nga autoboti i përmbysur, ja kush është i riu që humbi jetën tragjikisht në Lushnje!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksion nacional Lushnje-Berat, ku një autobot që transportonte karburant u përplas me një zetor. Teksa drejtuesi i mjetit bujqësor, Arben Toska, arriti të hidhej në momentin e përplasjes, duke shpëtuar vetem me disa lendime të lehta, nuk pati te njejtin fat drejtuesi i autobotit, Petro Piti, përfundoi në kanalin kullues pas aksidentit. 

Një orë për ta nxjerrë nga autoboti i përmbysur, ja

Eshte dashur plot nje ore per ta nxjerre 25 vjecarin prej aty. Banore te zones kane ofruar ndihmen e tyre te vyer, por pyetje qe shtrohet eshte si ka mundesi qe gjate gjithe kesaj kohe, zjarrfikësit dhe mjetet bujqësore që u thirrën për ndihmë nuk arritën ta leviznin autobotin ne kohe për të shpëtuar drejtuesin e tij. Piti u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por ndodhej tashme në gjendje kritike dhe  humbi jetën pak më vonë për shkak të dëmtimeve të shumta nga përplasja. Policia ka nisur nje hetim mbi rrethanat e aksidentit.



bal