Lajme

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, arrestohet në Prishtinë edhe i kërkuar me letër rreshtim ndërkombët

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar L.B.,  nga Belgjika për në Kosovë.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizreni për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Po ashtu, sot më 24.06.2026, rreth orës 13:45, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë rajoni i Prishtinës, kanë bërë arrestimi e shtetasit gjerman A.J., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Të Ngjashme