Lajme

Një person i arrestuar në aksionin ku u zbulua laboratori i drogës në Pejë

Një person është arrestuar deri më tani në aksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe Njësisë anti-drogë të Policisë së Kosovës, ku është zbuluar nja laborator droge dhe konfiskuar një sasi e madhe e narkotikëve.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë bastisjes është gjetur një sasi e bimëve narkotike, për kultivimin e të cilave ishte duke u përdorur një sistem i sofistikuar.

 

Kapet sasi e narkotikëve dhe zbulohet një laborator droge në Pejë

Të Ngjashme