Lajme

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes në rrugën Lufta e Gjilanit44” në Gjilan të mërkurën në mbrëmje.

Në veturë në momentin ku ndodhur shpërthimi kanë qenë dy persona, shoferi i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe pasagjerja me lëndime të lehta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për teve1.info se shoferi i veturës është dërguar me urgjencë në spial.

Më 05.08.2026 rreth orës 21:45 kemi pranuar një informatë përmes telefonit se ne RR,”lufta e Gjilani 44 “ në Gjilan ka ndodhe një detonim në një veturë.

“Menjëherë patrullat policore ju kanë përgjigjur thirrjes duke dalë në vend ngjarje, nga hetimet e para mësohet se një veture është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes. Në veturë kanë qen dy persona vozitësi dhe një pasagjere me këtë rast vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërgua me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehte”, ka thënë ai.

Hashani ka njoftuar se në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë.

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Të Ngjashme