Një person ka kanosur disa qytetarë me sëpatë.
Sipas policisë, i dyshuari ka dëmtuar xhamat e një lokali ndërsa dyshohet se i njëjti është me probleme mendore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme mendore, pasi që i njëjti ka tentuar t’i sulmojë disa persona më pastaj me sëpatë ka dëmtuar derën e lokalit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
ks