ShowBizzz

Një restorant kushtuar Sophia Loren po përgatitet të hapet në Hong Kong

Një restorant kushtuar aktores legjendare italiane, Sophia Loren do të hapë dyert në Hong Kong . “Sophia Loren House” është restoranti i parë i zinxhirit jashtë Italisë dhe do të hapet në mes të prillit në distriktin Wanchai të Hong Kongut.

Restoranti do të funksionojë në dyqanin katërkatësh Woo Cheong Pawn, një ndërtesë e trashëgimisë në Hong Kong.

Hapësira do t’i kushtohet Italisë së viteve 1960 dhe 1970, epokës së filmit të Federico Fellini “La Dolce Vita” dhe gjithashtu kulmit të karrierës kinematografike të Sophia Loren.

Restoranti, si katër të tjerët në Itali, është projektuar nga arkitektja italiane Ivo Maria Rentaelli, e cila ka zgjedhur për dekorim shumë vepra arti me temën e Sophia Loren.

Çdo kat i restorantit do të ofrojë sugjerime të ndryshme për ushqim, në katin e parë do të jetë piceri napolitane, në katin e parë ka një restorant italian me ushqime deti dhe gatime klasike. Kati i tretë përmban një pistë vallëzimi me temë retro të viteve 1970 dhe çatia është shtëpia e një bar koktejli.

Sophia Loren House në Hong Kong do të jetë restoranti i pestë i zinxhirit. Sophia Loren hapi restorantin e saj të parë në Firence në vitin 2021 në partneritet me biznesmenin dhe politikanin napolitan Luciano Cimino, dhe zinxhiri që atëherë është zgjeruar në Milano, Aeroportin Fiumicino të Romës dhe Bari./abcnews.al