
Maskat e kujdesit ndaj lëkurës janë një domosdoshmëri për të pasur një bukuri dhe pamje rinore për vite me radhë. Ato bëhen edhe më të rëndësishme për moshat e mesme.
Keni dëgjuar për maskën me niseshte misri dhe miell orizi? Living jua sugjeron sepse është fantastike!
Orizi, në veçanti, është përdorur për shekuj nga gratë japoneze si një aleat i bukurisë. Është burim i vitaminave, kripërave minerale dhe fenoleve të dobishme si për shëndetin ashtu edhe për kozmetikën.
Përbërësit: 2 lugë miell orizi, 1 lugë çaji niseshte misri, ujë
Përgatitja: Vendosni niseshtenë e misrit në një tas. Hidhni sipër një sasi të vogël uji të vluar, nga pak, derisa të tretet mirë. Më pas shtoni miellin e orizit, gjithashtu pak nga pak pa ndalur përzierjen. Kur të krijohet një pastë homogjene, lëreni të ftohet. Pasi të jetë ftohur maska juaj e fytyrës me niseshte misri dhe miell orizi është gati për t’u përdorur.
Për ta aplikuar sigurohuni të keni larë mirë fytyrën nga çdo produkt i mëparshëm. Thajeni lëkurën dhe aplikoni maskën duke përjashtuar zonën e buzëve, konturin e syve dhe vetullat.
Lëreni të veprojë për rreth 20 deri 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Aplikimi mund të bëhet 2 ose 3 herë në javë.