
Një studim i ri ka zbuluar se periudha e lulëzimit të Perandorisë Romake ka shkaktuar një ndotje të përhapur me plumb në ajër, duke çuar në një rënie të ndjeshme të IQ-së (Koeficienti i inteligjencës) në pjesën më të madhe të Evropës, duke përfshirë territoret që sot janë Britania e Madhe.
Analizat e bërthamave të akullit nga Arktiku tregojnë një rritje të ndotjes me plumb mes vitit 100 p.e.s dhe 200 të erës sonë, periudhë kur minierat dhe shkrirja e metaleve ishin në kulmin e tyre. Fëmijët që lindën gjatë kësaj periudhe mund të kishin mesatarisht tre herë më shumë plumb në gjakun e tyre se fëmijët e sotëm në SHBA.
Studimi i drejtuar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish tregon se ekspozimi ndaj plumbit mund të ketë shkaktuar një rënie të IQ-së prej 2.5 deri 3 pikësh për popullatën romake, duke prekur jo vetëm qytetarët e qyteteve romake, por edhe popullatën rurale që ishte ekspozuar ndaj ndotjes atmosferike.
“Është e mahnitshme që ne ishim në gjendje të përcaktojmë sasinë e ndotjes së ajrit atmosferik mbi Evropën gati 2000 vjet më parë dhe të vlerësonim ndikimet e mundshme shëndetësore në qytetërimin e lashtë romak,” tha Dr Joseph McConnell në Institutin e Kërkimeve të Shkretëtirës në Nevada.
Efektet e plumbit në shëndetin mendor të fëmijëve mund të kenë shkaktuar dëmtime neurologjike dhe kanë pasur ndikim në zhvillimin e aftësive intelektuale të qytetërimit romak.
/rtsh.al/