Një tjetër banor mendohet se do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”, pas largimit të papritur të gazetarit, Drini Zeqo, pak ditë pas fillimit të garës.
Në një bisedë me Riken, aktori Jul Deda, ka treguar se moderatorja Roza Lati i ka thënë që ka marrë një vendim, që sipas tij , ka nënkuptuar largimin e saj nga shtëpia.
Ndërkohë Rikja është shprehur e habitur dhe duke mos e besuar një gjë të tillë, ndërsa tha se mund të jetë diçka e momentin.
Banorja u shpreh se Roza është person që nuk i lë gjerat në gjysmë, por i çon deri në fund.
Pjesë nga biseda
Juli: Më tha kam marrë një vendim, bëni çfarë të doni.
Rike: Jo, ndoshta ka një moment kështu dhe i kalon. Roza është gocë e fortë. Jo, absolutisht nuk do kishte kuptim ta linte kështu. Nuk besoj se Roza është person që i lë gjerat në gjysmë. I çon deri në fund, këtë përshtypje kam. Nuk e di ti.
Juli: Edhe unë kështu si ti e kam. Këtu o Rike përshtypjet janë…
Rike: Është gjithçka ndryshe kur vjen këtu. Edhe veten e njeh këtu, e njeh ndryshe.