ShowBizzz

Një tjetër foto e edituar? Kate Middleton sërish në telashe

Njerëzit ende nuk e kanë një përgjigje të saktë për “fiksimin” e momentit të Kate Middleton në editimin e çdo fotoje ku ajo dhe pjesëtarë të familjes mbretërore janë pjesë, ama njerëzit po konfuzohen jo pak.

“Ditë e re, foto e re!” Kjo po kthehet gati në një slogan, për sa kohë që princesha e Uellsit është kapur në një tjetër manipulim të radhës.

Pasi kërkoi falje për foton e publikuar në 8 mars, në Ditën e Grave, ku Kate pranoi ndërhyrjen në imazhin ku shfaqej me fëmijët, ajo tha se: “Si shumë fotografë amatorë, edhe unë eksperimentoj herë pas here me editimin e fotove.

Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotoja familjare që publikuam dje”, shkroi ajo në profilin zyrtar në X të Pallatit Mbretëror Kensington.

Por, me sa duket kjo foto nuk është e vetmja ku princesha ka dështuar me Photoshop-in (program për përpunimin dhe editimin e fotove dhe videove).

Ditën e djeshme, pati një reagim nga zëdhënësi i Getty Images, i cili u shpreh për “The Telegraph” se një foto e publikuar në prill të vitit 2023 ishte ndryshuar në mënyrë digjitale. Fotoja e realizuar nga Kate tregon mbretëreshën Elizabeth II të ulur në një divan të gjelbër, e rrethuar nga nipërit e saj.

“Getty Images ka rishikuar imazhin në fjalë dhe ka vendosur një shënim duke deklaruar se imazhi është përmirësuar në mënyrë digjitale,” tha zëdhënësi.

Sipas agjencisë së fotografisë, e cila ka publikuar foton me gjashtë ndryshimet e pretenduara, nga një vijë vertikale në divanin ku është ulur mbretëresha e ndjerë, fundin që ajo ka veshur që nuk përputhet me pjesën e figurës, hije misterioze të zeza pas veshëve të fëmijëve dhe një turbullim në tërësinë e imazhit.

Pavarësisht teorive konspirative për zhdukjen e Kate, duket se prej konfirmimit të faktit që ajo ndërhyn në foto, me siguri që çdo publikim fotografish nuk do të kalojë pa shqyrtimin publik.

/abcnews.al