Lajme

Një tjetër lojtar i Manchester United nën hetim për dhunë, ish e dashura: Më ka goditur edhe pasi jemi ndarë

Antony, lojtari i Manchester United, është bërë ylli i fundit i futbollit që akuzohet për dhunë në familje. Pas Mason Greenwood, braziliani është lojtari i radhës i United që akuzohet për dhunë. Ai i ka shkaktuar fraktura dhe lëndime ish të dashurës së tij, me këtë të fundit që ka paraqitur një kallëzim në polici, në Brazil.

Ish e dashura, Gabriella Cavallin, ka akuzuar anësorin e “Djajve të Kuq” se e ka kërcënuar dhe goditur në disa takime edhe pasi ata ishin ndarë.

Në një raport të depozituar në Stacionin e 5-të të Policisë së Grave në Sao Paolo, Cavallin thotë se Antony e sulmoi për herë të parë në korrik 2022. Ajo pretendon se ata ishin në një klub nate dhe duhej ndërhyrja e rojeve të sigurisë për ta nxjerrë futbollistin jashtë.

Ajo më tej shprehet se futbollisti e ka goditur me një makinë. Raporti tregon se Cavallin, asokohe ishte 17 javë shtatzënë, por ajo abortoi disa ditë më vonë. Megjithatë ajo nuk fajëson Antonyn për hubmjen e fëmijës së palindur.

Sulmi i dytë i Antony ndaj ish të dashurës ka ndodhur kur të dy filluan të takoheshin sërish në gusht, pothuajse në të njëjtën kohë që braziliani u transferua nga Ajax tek Manchester United. Teksa Cavallin thekson se sulmi i radhës ka ndodhur në janar të këtij viti.