ShowBizzz

Një vit ndarje nga Elia, zbulohet romanca e re e Princ Lekës

Princ ELka dhe Elia Zaharia kanë qenë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale këto ditë pasi çifti përfliten për ndarje.

Burime ekskluzive pranë oborrit mbretëror kanë konfirmuar për Iconstyle se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë qenë të ndarë fizikisht rreth një vit më parë, ndërkohë që procedurat ligjore për divorc kanë nisur kohët e fundit. Shkak për vonesën e procedurave ligjore mësohet se është bërë pagëzimi i vajzës së tyre, Geraldina. Gjithashtu bëhet me dije se mes Elias dhe Princit ka pasur një proces të gjatë negociatash duke u siguruar që çdo gjë të ndahej me mirëkuptimin e të dyve.

Thuhet se princi ka nisur një romancë të re pas ndarjes me një fotografe. Sa i përket fotografes, burime nga miqtë e tyre pohojnë se Blerta Celibashi dhe Princ Leka kanë nisur afrimitetin në javët e fundit.

Duket se marrëdhënia profesionale ka nxitur dhe krijimin e një romance mes tyre.

Një vit ndarje nga Elia, zbulohet romanca e re e Princ Lekës

Një vit ndarje nga Elia, zbulohet romanca e re e Princ Lekës