Kate dhe Lila Moss shfrytëzuan maksimalisht temperaturat e larta mesdhetare të shtunën teksa u zhveshën në plazh gjatë pushimeve në Ibiza. Kate Moss, 50 vjeç, tregoi fizikun e saj prej supermodele me rroba banje të zeza teksa ishte nën shoqërinë e vajzës së saj Lila, 21 vjeç, në Mesdhe gjatë pushimeve në Ibiza.
Nënë e bijë janë nisur për në ishullin e festave në Balearic për një pushim veror, me të dashurin e Lilës, Yoni Helbitz, një koordinator i tregtisë elektronike. Moss, 50 vjeçe dukej në super formë, ndërsa duket se genet e saj të hijshme i ka trashëguar më së miri edhe tek e bija Lila.
Veteranja e pasarelave dukej tejet e relaksuar me flokët e kapura në një topuz të thjeshtë plazhi. Pranë nënës së saj, Lila 21 vjeçe, tërhoqi vëmendjen e plazhistëve me bikini ngjyrë kafe, teksa dëfrehej në det me të dashurin e saj prej kohësh Yoni.
Galeria fotografike
bal