Joan Ciccone, njerka e Madonnas, ka ndërruar jetë të martën pas një beteje të gjatë me një formë agresive të kancerit, në moshën 81-vjeçare, raportoi Page Six.
Në njoftimin mortor thuhej se ajo do t’u mungojë pafundësisht familjes dhe miqve të cilëve u zbukuroi jetën me entuziazmin, gëzimin dhe dashurinë e saj. Madonna ende nuk ka reaguar publikisht për këtë ngjarje.
Joan u martua me babain e Madonnës, Silvio Tony Ciccone, në vitin 1966 dhe së bashku rritën gjashtë fëmijët e tij nga martesa e parë me ish-bashkëshorten, e cila gjithashtu quhej Madonna: Anthony, Martin, Madonna, Paula, Christopher dhe Melanie.
Nëna biologjike e këngëtares, Madonna Fortin, vdiq në vitin 1963 nga kanceri i gjirit, kur Madonna ishte vetëm pesë vjeçe.
Raportohet se Madonna dhe Joan nuk kishin një marrëdhënie të mirë. Në vitin 2002, këngëtarja ka deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte e vështirë dhe pranoi se nuk e kishte pranuar Joan ndërsa po rritej. Ajo gjithashtu përmendi se herë pas here kishte “vuajtur” për shkak të “momenteve të kaosit” në shtëpinë e tyre.
“Nëna ime vdiq kur isha fëmijë, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Duke reflektuar mbrapa, mendoj se edhe për të ishte e vështirë. Unë isha shumë e lidhur me babain dhe nuk doja të pranoja ndryshimin në jetën time”, tha Madonna asokohe.