Lajme

Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim: Në këtë faze mund të ketë emetim më të theksuar të tymit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se njësia A3 ka filluar startimin dhe së shpejti do të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik, pas sanimeve të suksesshme.

KEK sqaroi se gjatë kësaj faze “mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë,” duke e cilësuar këtë si “dukuri e përkohshme.”

Korporata kërkoi “mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve” gjatë periudhës së shkurtër të startimit, duke falënderuar publikun paraprakisht.

Njoftimi i plotë:

Njësia A3 rikthehet në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A3 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik.

Gjatë procesit të startimit, për arsye teknologjike, mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë. Kjo është dukuri e përkohshme, e ndërlidhur me fazën e startimit të njësisë.

KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS – KEK Sh.A.

Të Ngjashme