Lajme

Përplasje frontale me policinë në protestë, 3 të shoqëruar, lëndohen 3 vajza

Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit janë përshkallëzuar pranë parkut “Rinia” në Tiranë, ku palët janë përballur fizikisht në mënyrë frontale.

Më herët, protestuesit ishin grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por policia ndërhyri për shpërndarjen e tyre duke përdorur gaz lotsjellës.

Si pasojë e përplasjeve, raportohet se tre persona, dy vajza dhe një djalë, janë shoqëruar në polici. Ndërkohë, tre vajza kanë mbetur të lënduara gjatë incidenteve./a2cnn

Të Ngjashme