Publicisti dhe analisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të fundit politike në Tiranë, duke e vendosur kryeministrin Edi Rama në qendër të kritikës së tij.
Në një shkrim të publikuar në Facebook, Dosti e krahason qëndrimin e Ramës përballë gazetarëve të huaj në Tiranë me skena historike të konfliktit politik në kampin socialist, duke sjellë në kujtesë përballjet e ashpra të epokës së Enver Hoxhës në Moskë dhe tensionet e Nikita Hrushovit me delegacionet kundërshtare.
Sipas tij, sjellja e kryeministrit ndaj mediave ndërkombëtare ka qenë arrogante, përçmuese dhe e mbushur me kontradikta.
Postim i plotë:
Njesoj si Enveri në Moskë
Këtu e 66 vjet më parë, teksa i vetëm qëndronte si kundërshtar stoik i sovjetikëve dhe i krejt Politbyrosë e përfaqësuesve të vendeve të ish-kampit socialist… në luftë kundër revizionizmit dhe në mbrojtje të parimeve të marksizëm-leninizmit.
Rama sot më kujtoi edhe Hrushovin, që i tërbuar fare nga ç’po ndodhte në shtëpinë e tij, hoqi këpucën dhe filloi t’i binte tavolinës.
E patë dhe e dëgjuat Ramën sot përballë gazetarëve të huaj në Tiranë?
U përpoq t’i fyente, t’u hiqte mikrofonin, t’i kundërshtonte me rrugacëri e arrogancë, por edhe me llojin e mënyrën e tij estradeske.
Kërkoi t’i gënjente e t’i mashtronte, ku herë thoshte ka kompani e s’ka projekt, e herë thoshte që Sazani e Zvërneci janë dy projekte të ndryshme (???)
Ndaje mendjen Enver, ka apo s’ka gjë atje në shtëpinë e Flamingove… këtë thuaju shqiptarëve: PO ose JO, e mos u spërdredh si kur…t.
Ky popull i tëri u çmend, mendon ti… ndaj dhe është derdhur lumë në rrugët e sheshet e Shqipërisë e po kërkon largimin tënd… apo të gënjen mendja se ne të gjithë e kemi gabim e vetëm ti e ke drejtë…
Thua vazhdimisht, e për t’u mbrojtur, se je aty ku je se të kanë votuar e besuar 800 mijë shqiptarë… por nuk po thua gjë për atë se tashmë janë pothuajse mbi 1 milion e 800 mijë shqiptarë që kanë firmosur një peticion mbarëkombëtar e mbarëpopullor që kërkon urgjent ikjen, largimin dhe dorëheqjen tënde.
Enough is enough (mjaft është mjaft) thuhet në anglisht… ok.
Enveri i sotëm mori madje edhe guximin (por pa e hequr këpucën) që t’i drejtohet edhe një senatori amerikan me fjalët: “hej… mos kujto ti se Shqipëria ime është pjesë e politikës suaj të brendshme (???)”
Mirë, mirë o Enver, me ata kruhu ti… se ta kruajnë mirë ata… me letër zmerile bile.
Rasti Maduro është akoma i freskët o Enver… të vijnë të marrin edhe brenda në dhomën tënde të gjumit këta ustallarë, o Pallosh.
…Dhe më shih mua në sy dhe më dëgjo mua e jo ata… njerëzit e rrugëve që po protestojnë atje… i tha kryerrugaci ynë, fatkeqësisht kryeministër, një gazetareje të BE-së.
E gënjen mendja Enverin e sotëm se po flet para Rudina Xhungës, Eni Vasilit, Grida Dumës, Anila Bashës, Iris Luarasit apo para Kol Ballës, Met Veliut, Fevzos, Meros, Mucit, Carlos, D. Hiles, Lencit e Frrokut.
Kujdes Enver… se cecua ka bicak!
Uthulla e fortë prish enën e vet, thotë populli.
Kali që hedh shkelma s’di me kë kërkon.
A.R.D
