LifeStyle

Njihej si “Gangsteri”, i jep fund jetës aktori i famshëm (EMRI-FOTO)

Gangsteri i vetëshpallur i Londrës, aktori Dave Courtney i ka dhënë fund jetës së tij. Familjarët kanë deklaruar se e gjetën të vrarë në banesë, ndërsa vitet e fundit ai vuante nga kanceri dhe artriti.

Aktori Dave Courtney, i njohur ndryshe dhe si gangsteri i Londrës, një ish-anëtar i Bandës famëkeqe Richardson , u gjet i vetëvrarë i në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead.

Lajmi u bë publik nga familjarët në llogarinë e tij personale në Instagram, ndërsa në një postim të dytë ata tregojnë se ai zgjodhi këtë rrugë për mos qenë barrë për familjen.

Më datë 22 tetor Dave mori vendim për të ndaluar udhëtimin në këtë jetë.

Ai ka bërë një jetë të çmendur, shumëngjyrëshe duke prekur zemrat e shumë njerëzve. mirpo dhimbja fizike, kanceri, plus dhe mënyra e jetesës u bënë të tepërta për të.

Në vend që të jetë një barrë për familjen dhe miqtë ai zgjodhi këtë rrugë. – shkruhej në një postim që sipër shkruhej deklaratë në emër të familjes Courtney.

Courtney ishte një bashkëpunëtor i binjakëve famëkeq Kray, por gjatë viteve ai mori vendimin për t’u bërë autor dhe aktor.

Ai është botues i gjashtë librave, teksa luajti dhe prodhoi filmin e tij, Hell to Pay në vitin 2005 dhe mori rolin kryesor të Mad Dave.

Ai është përballur disa herë me drejtësinë, me akuzat e posedimit të armëve dhe municionit, si edhe për ushtrimin e dhunës ndaj ish-të dashurës.