ShowBizzz

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të Kombëtares tonë!

Ndërsa jemi në pritje të debutimit të kombëtares shqiptares në ndeshjen me Italinë për Euro 2024, le të njihemi me të dashurat apo bashkëshortet e yjeve të fanellës kuq e zi, që me siguri sot janë në rresht të parë në tribunë për të mbështetur partnerët e tyre.

Jasir Asani

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Ai është caktuar nga trajneri Sylvinho është  në zonën e sulmit në ndeshjet e Kampionatit Europian, ndaj përgjegjësia dhe presioni i Jasir Asanit me siguri do të jetë e madhe. Por cila është vajza që do t’i japi forcë në tribunë?  Ajo quhet Giota dhe duket se dyshja janë njohur nëpërmjer rrjeteve sociale.

Armando Broja

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

E dashura e Armando Broja thuhet se është një influencer. Partnerja  e yllit të futbollit është jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën. Disa muaj më parë çifti bëri publike lidhjen nëpërmjet një foto të postuar në rrjete sociale.

Arbër Hoxha

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Futbollisti i Kombëtares është më i lumtur se kurrë sa i përket çështjeve të zemrës. Dy vite më parë sulmuesi i fushës së blertë Arbër Hoxha zyrtarizoi lidhjen me partneren e tij nëpërmjet një ceremonie fejese. Ndër tifozët e shumtë që do të zënë tribunën në ndeshjet e europianit, me siguri partnerja e Hoxhës do të jetë ajo më e zjarrta. 

Amir Abrashi

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Zemrën e futbollistit gjakovar e ka prej vitesh bukuroshja Rona Koshi. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre një vit më parë nëpërmjet një dasme madhështore në një prej restoranteve të Prishtinës. Rona është një bionde e hijshme që do të jetë pjesë e mbështësve të Kombëtares gjatë këtij europiani.

Berat Gjimshiti

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Bashkëshortja e kapitenit aktual të ekipit kombëtar Berat Gjimshiti, është me origjinë serbe. Shtatlarti 30-vjeçar ndan jetën e tij me Alisa Milenkoviç, modelen serbe, që tashmë ka edhe dy fëmijë me Gjimshitin, një djalë dhe një vajzë.

Elsaid Hysaj

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Mbrojtësi i kombëtares është prej pesë vitesh lumturisht i martuar me bashkëshorten e tij Fiorenza Leksataj. Dyshja janë prindër të një djali.

Ivan Balliu  

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Futbollisti i njohur jeton një histori të gjatë dashurie me bashkëshorten e tij spanjolle Marta. Çifti janë martuar në vitin 2017 dhe sot janë prindër të dy fëmijëve.

Etrit Berisha

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Vetëm pak ditë më parë u bë baba për herë të parë, teksa në jetën e portierit të kombëtares shqiptare erdhi i biri Edgar. Bebushi është frut i një dashurie mes golapritësit të njohur dhe partneres së tij Aida.

Marash Kumbulla

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Zemrën e mbrojtësit të kombëtares prej vitesh e ka rrëmbyer një bukuroshe italiane e cilat quhet Greta. Çifti pak muaj më parë janë bërë prindër të një vajze e cila me siguri do të jetë në tribunë për të mbështetur babin në ndeshjet me kombëtaren shqiptare.

Thomas Strakosha

Njihuni me gratë që u kanë vjedhur zemrën yjeve të

Portieri i kombëtares po jeton një histori dashurie me modelen simpatike Esther Adjoa Asiédu. Romanca e yllit te futbollit dhe zeshkanes bukuroshe ka nisur rreth dy vite më parë dhe dyshja herë pas here postojnë foto nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale.























bal