Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një diskotekë në Pejë, reperi Noizy bashkë me 8 shokë të tij, u janë vërsulur dy personave duke i dhunuar, për motive ende të paqarta.
Sipas burimeve të “Sinjalit”, grupi i reperit shqiptar Noizy, kanë përdorur edhe doreza hekuri gjatë sulmit.
Personat e sulmuar janë identifikuar si Muhamet Iseni, i njohur si tiktokeri Medi, dhe Bekim Hardergjonaj.
Ende nuk dihet nëse policia e Pejës ka arrestuar personat apo ka nisur procedim penal ndaj tyre.
lokimagazine