ShowBizzz

Noizy dorëzohet në polici, ndalohet për 48 orë

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur me nofkën Noizy, është dorëzuar në stacionin policor në Pejë, të martën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rastin e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të dërgohet në mbajtje për 48 orë”, tha Nikçi.

Rigels Rajku dhe Bahjtar Bajraktati po dyshohen se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Ata thuhet se janë përfshirë në rrahje në një klub nate në Pejë.

Natën kur dhe kishte ndodhur sulmi ai ishte arratisur nga Peja drejtë Shqipërisë, për t’u arrestuar më pas nga policia shqiptare atje, e që pas dy javësh qëndrimi në paraburgim, ishte liruar.