ShowBizzz

Noizy i lirë! Gjykata e Durrësit e liron me garanci pasurore me këtë shifër

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, ka qenë në qendër të vëmendjes pas përfshirjes së tij në një sherr brutal në Pejë me tiktok-erin Med Iseni.

Një javë më parë, Noizy u arrestua së bashku me Dj Crax nga Policia e Kosovës, por situata e tij ligjore ka marrë një kthesë të papritur.

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lirojë Noizyn me një garanci pasurore prej 5 milion lekësh të reja. Kjo ka bërë që reperi të rifitojë lirinë dhe të kthehet menjëherë në aktivitetet e tij artistike.

Pavarësisht qëndrimit disa ditor në paraburgim, Noizy nuk ka humbur kohë. Ai është gati të vazhdojë koncertet e tij dhe mbrëmjen e sotme do të performojë në Palasë.

Fansat e tij të shumtë mezi presin ta shohin sërish në skenë, ndërsa ai kthehet me energji të reja pas një periudhe të vështirë.



lokimagazine