“Më pëlqejnë këngët e mia deri kur bëhen publike, sepse më pas i përkasin të gjithëve. Nëse nuk do më pëlqente ndjesia me artistët nuk do t’i bëja më. Unë nuk shtirem. Më pëlqen ajo që bëj”, thotë këngëtari.
Është shumë i komentuar në rrjetet dhe mediat sociale, por shumë pak dimë për jetën personale të Rigels Rajkut. Ai rrëfen se nuk është në një marrëdhënie romantike, pasi nuk ka kohë.
“Tani nuk e kam luksin t’i jap kohën, se këto kohë, tre ditë që jam në Shqipëri dhe pjesa tjetër e javës më kalon jashtë shtetit me koncerte.
Nuk di çfarë të bëj më parë. Nuk e kam kohën që duhet t’i kushtoj dikujt”, transmeton “Kosovarja”.
ks