ShowBizzz

Nominimi i vajzave, Olta Gixhari shpreh hapur mbështetjen për këtë banore

Sara, Ledjona, Roza dhe Ilnisa janë të nominuarat e kësaj jave në “BBVIP3”, teksa në ‘Prime-n’ e sotëm njëra prej vajzave do të lërë përfundimisht garën (nëse nuk kanë biletë kthimi sigurisht).

Mendimin për këtë përballje e ka dhënë së fundmi në Instagram-in e saj Olta Gixhari, një prej protagonisteve të edicionit të kaluar, e cila ka përfituar nga rasti për të dhënë mbështetjen e saj për njërën prej vajzave.

Kështu, duke gjykuar në një farë mënyre lojën e banoreve që janë në nominim, aktorja e njohur ka bërë me dije se mbështet Ledjonën, ndërsa arsyeja është pasi sipas saj, gazetarja përcjell shembullin më të mirë, nisur nga historia e saj, sakrificat që ka bërë dhe loja që ka ndjekur deri më tani.

Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndrysge nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën.’– shkruan Olta, duke theksuar gjithsesi se mbështetja e saj është për këtë nominim dhe ende nuk e ka shprehur të preferuarin e saj nga ky edicion, edhe pse është pak shpejt për këtë.



lokimagazine