Ndonëse nuk arriti të merrte çmimin e madh, ajo arriti të fitonte mbështetjen dhe dashurinë e shumë shqiptarëve, në Kosovë e Shqipëri. E kemi fjalën për Shqipe Hysenajn, ‘shqipja’ e cila qëndroi që prej 20 tetorit brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, në atë të “Vëllait të Madh”.
Përmes një video pasdite ne kësaj të shtune Shqipja ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën, e votuan dhe e suportuan për t’i shkuar deri në fund asaj gare të bukur. Me një buzëqeshje në fytyrë ajo shprehet se nuk është aspak e mërzitur që nuk fitoi çmimin e madh, pasi ka fituar diçka më të rëndëishme, dashurinë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo ku janë.
“Këtë video po e bëj për t’ju falenderuar të gjithëve për suportin, mbështetjen, mesazhet, kritikat, gjithçka që më keni dhuruar kur kam qenë këtu brenda dhe akoma më shumë tani që kam dalë jashtë. E kam ndjerë dashurinë tuaj, e kam ndjerë çdo gjë që keni bërë për mua. Domethënë nuhatja ime nuk ka gabuar edhe kur kam qenë këtu brenda. Por, kam qenë e fortë falë jush dhe unë e kam fituar Big Brotherin tim. Këtë fitore unë ja u dedikoj vetëm juve, shumë faleminderit dhe nuk jam e mërzitur jam shumë e lumtur sepse ju kam fituar juve”, dëgjohet të thotë Shqipe Hysenaj në videon e publikuar.
Kujtojmë se çmimin e madh mbrëmjen e djeshme e mori Lumbardh Salih. Në vendin e dytë u rëndit Blerando, në të tretin Shqipja, ndërsa në të kartin Edona.
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo