ShowBizzz

Nuk bëri dasmë për shkak të paragjykimeve, Linda Halimi martohet në Big Brother me partneri ne saj Davond Edwards

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka qenë kryefjala e mbrëmjes së premte në spektaklin Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo pasi gjatë mbrëmjes u trajtua historia e jetës së saj, e cila ka qenë e vështirë dhe me pengesa – veçanërisht në vendimin e saj për t’u martuar me një njeri të huaj dhe me ngjyrë.

Ajo tregoi se paragjykimet e mentalitetit shqiptar e kanë lënë atë pa dasmë, nga frika se askush nuk do t’i shkonte në ceremoninë e kurorëzimit.

Mirëpo një ëndërr e tillë u bë realitet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku produksioni kishte organizuar një dasmë befasi poër këngëtaren nga Vitia.

Enkas nga Amerika kishte ardhur bashkëshorti i saj, Davon Edwards, dhe vajza e saj, Kaimana.

Në një ceremoni modeste me banorët dhe ofiqarin aty pranë, çifti i thanë “Po” njëri-tjetri në sy të mijëra shikuesvem, teksa shkëmbyen betimet e tyre të martesës.