ShowBizzz

“Nuk do bëjmë festë”/ I biri feston sot ditëlindjen, urimi i veçantë i Dojna Memës

Ditën e sotme, djali i Dojna Memës dhe Vlashent Satës feston ditëlindjen. Moderatorja ka zbuluar se sot nuk do organizojnë festë të madhe, por do jenë duke udhëtuar. Bashkë me urimin, Dojna ka ndarë edhe disa foto të bukura familjare.

Urimi i Dojnës:

Kjo eshte dita me e bukur e jetes sone te cilen kemi zgjedhur ta festojmë pa feste me tullumbaca, ndriçim e xixa. Sot eshte dita e celebrimit te asaj qe eshte me e rendesishme per ne: te jemi te gjithe bashke ne aventura e zbulimin e botes! Gjithçka do enderronim per birin ne diten e lindjes se tij eshte te mos humbase kurre kuriozitetin, shkelqimin ne sy e forcen per tu ngritur me nje buzeqeshje sa here rrezohet”.