Aktorja e njohur Olta Gixhari feston sot ditëlindjen, duke marrë urime të shumta nga familjarë, miq dhe fansa që e kanë surprizuar me mesazhe të përzemërta.
Përveç karrierës së suksesshme në aktrim, prej dy sezonesh Olta është pjesë e spektaklit Big Brother VIP Kosova, ku mban rolin e opinionistes dhe është kthyer në një nga figurat më të komentuara të ekranit.
Sot, Olta feston 40-vjetorin e lindjes, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën e saj personale dhe profesionale.

