Është një nga astrologet më të famshme në Shqipëri, që javë pas jave e shohim në ekrane duke zbuluar parashikimin e yjeve për të gjithë supersticiozët.
Për vite me radhë, të gjithë e kemi njohur si Meri Shehu, por në fakt me emrin e saj fshihet një tjetër e vërtetë që askujt nuk i shkonte në mendje.
Në një intervistë televizive të disa viteve më parë, Meri ka treguar se ky ishte emri i saj i pagëzimit, ndërsa emri i vërtetë i astrologes ishte Valbona, duke i befasuar të gjithë njerëzit atëherë, e ndoshta dhe sot të cilët e kanë humbur këtë të vërtetë të saj.
Kujtojmë se Meri Shehu ose ndryshe Valbona, vetëm pak ditë më parë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri BBV3, e cila që prej fillimit është parë të jetë aktive në diskutime me banorët.
lokimagazine