Lajme

“Nuk do ta kursej as jetën time”, betohen 515 ushtarët e rinj të Kosovës

Ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin solemn gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

515 rekrutët e diplomuar kanë dhënë zotimin për shërbim ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Të rreshtuar para eprorëve dhe flamujve shtetërorë e ushtarakë, rekrutët ngritën dorën e djathtë dhe përsëritën njëzëri fjalët e betimit solemn.

“Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t’u bindem urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe eprorëve të mi në pajtim me ligjin, dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nder dhe dinjitet. Betohem solemnisht se do ta zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe atdheut tim, dhe për mbrojtjen e tyre nuk do ta kursej as jetën time. Betohem! Betohem! Betohem!”.

Të Ngjashme