Këngëtarja Adelina Tahiri ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë dhe depresionit post-partum.
Në një bisedë me Orinda Hutën, në podcast-in “Mam”, këngëtarja rrëfeu përballjen me kilogramët e tepërt pas lindjes së djalit duke theksuar se ishin arsyeja pse ajo nisi të urrente veten.
Adelina shtoi se e kishte të vështirë të shikonte veten në pasqyrë e aq më tepër të zhvishej para bashkëshortit të saj.
“Shtova 30 kilogramë gjatë shtatzënisë. Për momentin jam 56 kg, atëherë isha 84. Vetëm të them një gjë, nuk e harroj kurrë kur kam hyrë në banjo të nesërmen në mëngjes dhe kam bërë dush. O zot çfarë tmerri! Elefant! Kisha harruar ta shikoja veten në pasqyrë. Kur e pashë, o Zot! Thashë unë nuk do bie në shtrat me burrin derisa të vij në format e mia të duhura”, tha Adelina.
Adelina theksoi se si pasojë e stresit humbi dhe qumështin.
“Unë rashë në depresion! Unë kur e pash veten në atë lloj gjendje mua nuk më interesonte asnjë gjë tjetër. Mua më interesonte vetëm pesha unë ashtu humba edhe qumështin. Unë jam mësuar të jem gjithmonë në super forma. Psikologjia ime është më e fortë se çfarëdo lloj fjale. Nuk më interesonte. Nuk haja fare, vetëm 20 ditë kam dhënë gji. Ndoshta tingëlloj egoiste por nuk isha e lumtur”, shtoi ajo.
lokimagazine