Banorja e BBVA, Ledjona Xheladinaj ka marrë vendimin për tu larguar nga formati “Big Brother Vip Albania”.
Gjatë një bisede me Erjolën ajo tregon se e ka marrë malli për vajzën dhe nuk ka çfarë të bëjë më në këtë shtëpi.
Nuk dihet nëse vendimi i Ledjonës është një vendim i prerë apo një veprim emocional dhe i çastit.
Ledjona: Po më ka marrë malli për vajzën, çfarë të bëj më këtu?
Erjola: Po rri moj se je pretendente për ta fituar.
Ledjona: Po kemi edhe jetën jashtë, plus që jam shumë e ngarkuar edhe kaq. Nuk dua të rri më, ju vazhdojeni.