Është ndarë nga jeta ditën e sotme studjuesi dhe poeti Bardhyl Maliqi nga Saranda. Maliqi ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçarje pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Bardhyl Maliqi u lind më 19 korrik 1955 në Konispol të Çamërisë. Punoi ndër vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, psikolog shkollor.
Ai kreu fakultetin gjuhë letërs, master në mësimdhënie, doktor në shkencat e edukimit. Ka shkruar 19 libra, prej të cilave janë botuar: “Shije të rrezikuara” (ese), “Qortimi i hartimeve (studim), “Etika rrjedhave të komunikimit” (studim), “Pasqyrat” (poezi), “Morfologjia” (tekst për studentë), “Ankthi i statujave” (libër me poema shqip – anglisht), “Perandoria e zogjve” (pema) në anglisht, italisht, kroatisht, rumanisht, greqisht etj. “Detyrat e shtëpisë” (ese), “Mësimdhenia dhe vlerësimi etik”, (studim), “Tej portave të jetës” (novelë) etj.
Veprat e tij të fundit janë 2 libra me letërsi kritike për shkrimtarin Mexhid Mehmeti, “Shprehësi imagjinare”-kushtuar letërsisë së tij për fëmijë, “Vrasja e heshtjes”, kushtuar letërsisë së tij për të rritur si prozator dhe dramaturg, poema “Presheva – nuse përdëllimi” dhe botimi poetik me një bashkë autore rumune “Mangalli i yjeve” Bardhyli ka fituar mbi 20 çmime rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për veprat letrare dhe konkurse artistike.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo