ShowBizzz

“Nuk e fsheh dot, do mërzitesha nëse…”, çfarë tregon Juli pak para prime-t të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni.

I pyetur nga Graciano se do t’i vinte keq apo jo nëse nuk zgjidhet sonte, Juli tha se ka ardhur ta fitojë këtë lojë, jo vetëm të arrijë në finale.

Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën

Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet

Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot

Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote

Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim