Gani Gërmisë iu publikua një klip në spektakël, në të cilin u shfaq i zhgënjyer për shkak të fjalëve e veprimeve kontradiktore që kishte bërë.
E për këtë pas videos, gazetari kërkoi që të dilte menjëherë nga Big Brother.
Ai tha se është bërë e tepërt dhe se i është lodhur shpirti për shkak të këtyre gjërave.
Teksa kërkoi të dilte, ai shkoi në dhomën e rrëfimeve për të biseduar me prezantuesit.
“Nuk e di si duhet të dalë një person më keq. Të jesh i bindur që për secilin banorë do të marrë video nga TikTok-u”, tha ai.
I njëjti tutje theksoi: “Secili nga nesh ka bërë ndryshime, ka bërë luhatje të tilla. Jam shumë i zhgënjyer. Jam falënderues për gjithçka që keni bërë, sidomos te pjesa e publikut”.
Ganiu u shpreh se nuk është i vetmi dhe se secili prej tyre ka pasur video të tilla, por që sipas tij u nxor keq nga produksioni.