E ftuar në emisionin “Pardon my French” në Top Albania Radio, moderatorja e njohur Lei Kraja ka treguar se këngëtari i njohur Bardhi i ka bërë ‘unfollow’ në Instagram.
Kraja shprehu habinë e saj për këtë veprim, pasi ajo nuk e di arsyen pse Bardhi ka marrë një vendim të tillë.
Në intervistën e saj, Lei përmendi se Bardhi ka pasur vështirësi në karrierë për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me ish-menaxherin e tij. Ajo theksoi se menaxheri i tij i mëparshëm i kishte bllokuar koncertet dhe kishte vështirësuar vazhdimësinë e karrierës së këngëtarit.
Ajo shtoi se teksti i këngës së fundit të Bardhit reflektonte këtë situatë të vështirë që ai kishte kaluar me menaxherin e tij. Kraja tregoi gjithashtu se, nga përvoja e saj, menaxheri dukej një person me përvojë dhe që kishte sakrifikuar shumë për suksesin e Bardhit.
“Di që nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me ish-menaxherin tashmë. Di që nuk ia ka bërë të lehtë rrugëtimin për të vijuar karrierën e tij.
Unë them kryesisht ka qenë për menaxherin. Bardhi më ka bërë ‘unfollow’ në Instagram. Se di pse. Nuk e di pse më ka hequr. Koncertet i janë bllokuar nga menaxheri, ndaj dhe teksti në këngën e re është për të. Mua më ka rastisur ta takoj, (menaxheri) mu duk një person që kishte përvojë. Kishte bërë shumë, kishte sakrifikuar për suksesin e Bardhit. Ka investuar shumë te Bardhi.”, u shpreh Kraja.
lokimagazine