Në Prime-n e fundit të “Big Brother VIP Albania” u transmetuan momentet më të bukura të finalistëve dhe ish-banorëve.
Mirëpo mes tyre mungoi vetëm një; Jetmir Salaj, ish-banori që u largua me dëshirë nga programi pas 51 ditësh qëndrimi në shtëpi.
Për këtë veprim të produksionit, Jetmiri ka bërë një postim në Instagram ku shkruan:
“Ai momenti kur tentoj të kuptoj pse nuk ka një qëndrim ndaj këtij personazhi dhe vendos të largohem. Shumë do të thuhej më pas, pata frikë, nuk dija të lozja, flija gjumë, isha i pa aftë, madje as në klipin e finales nuk u shfaq fytyra ime a thua nuk qëndrova 50 ditë në atë program?! Megjithatë, as thirrjet direkte ndaj fëmijës tim në ekran nga ky personazh, as sharrjet ofendimet, etiketimet, bullizimet, përçmimet etj etj nuk kalojne poshte kollaj. Rrofte Sistemi”.
lokimagazine