Qëkur Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez filluan lidhjen e tyre në vitin 2016, ka pas thashetheme të vazhdueshme për marrëdhëniet e tensionuara mes influencueses së famshme dhe vjehrrës së saj, Dolores Aveiro.
Vite më parë, përflitej se tensionet mes tyre duket se kanë filluar për një mosmarrëveshjeje të vogël.
Por, së fundmi, Averio [nëna e Ronaldos], ka bërë një veprim që ka shtangur të gjithë.
Ajo ka udhëtuar për në Riad të Arabisë Saudite për të vizituar djalin e saj futbollist, i cili u zhvendos atje pasi nënshkroi marrëveshje me ekipin arab Al-Nassr.
Averio, Ronaldo dhe po ashtu e dashura e këtij të fundit Georgina, pozuan për një foto bashkë; dhe ishte nëna e futbollistit që publikoi fotografinë në llogarinë e saj në Instagram.
ks