ShowBizzz

“Nuk ishte shoqëri…” Mateo ‘zbërthen’ raportin Miri–Selin dhe hedh dyshime për emocione të fshehta?

Teksa “Big Brother VIP Albania” po shkon drejt finales, çdo deklaratë e banorëve po analizohet me kujdes nga publiku, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes tyre.

Në Big Brother Radio, nën valët e Top Albania Radio, Mateo Borri është ndalur edhe te raporti mes Mirit dhe Selinit, duke dhënë një këndvështrim ndryshe nga ajo që është parë në ekran.

Ai u shpreh se mes tyre nuk ka qenë thjesht një miqësi:

Miri ka treguar… midis Mirit dhe Selin miqësi jo… doli tha ‘unë e dua atë gocë’.

Sipas Mateos, dinamika mes tyre ka qenë më e ndërlikuar dhe e mbushur me emocione:

Unë shoh emocione, jo shoqëri… një burrë jashtë kontrollit. Ka pas emocion, por jo shoqëri, ka pas xhelozi.

Kjo deklaratë ka hedhur dyshime mbi natyrën reale të raportit mes dy banorëve, duke shtuar debatet në rrjet dhe mes ndjekësve të formatit.

Ndërsa finalja afrohet, duket se jo vetëm loja, por edhe ndjenjat dhe marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë po dalin gjithnjë e më shumë në pah, duke e bërë garën edhe më intriguese për publikun.

Të Ngjashme