Ngjarjet që zhvillohen brenda “Big Brother VIP Albania” vijojnë të dominojnë vëmendjen e publikut, duke e kthyer shtëpinë më të famshme në Shqipëri në epiqendrën e diskutimeve.
Së fundmi, banorët janë afruar edhe më shumë me publikun përmes një programi radiofonik, i cili transmetohet drejtpërdrejt nga ambientet e shtëpisë.
Përmes bisedave të hapura dhe momenteve spontane, ata kanë premtuar rrëfime ekskluzive dhe surpriza të shumta për dëgjuesit.
Në episodin e fundit në Top Albania Radio, protagonistë janë finalistët, të cilët pritet të zbulojnë më shumë detaje nga eksperienca e tyre unike në këtë format.
Emisioni moderohet nga një prej figurave të dashura të ekranit, Heidi Baci, duke e bërë këtë episod edhe më tërheqës për të gjithë.
Pa humbur kohë, Heidi prezantoi të ftuarin e saj, finalistin e dytë, Mateo Borri, të cilit i bëri një hyrje mbresëlënëse.
Heidi: Ke arritur deri këtu, e prisje?
Mateo u përgjigj sinqerisht: Duke menduar fillimet e mia, nuk e prisja… duke iu afruar fundit, deri diku e prisja, sepse vetë banorët e shohim këtu kush ka debatet më të forta…
Në vijim të bisedës, moderatorja e pyeti nëse kishte hyrë në shtëpi me strategji apo thjesht për të sfiduar veten.
Heidi: Ke hyrë duke sfiduar fatin apo me strategji?
Mateo: Asnjë lloj strategjie… edhe ‘Big Brother’-a të tjerë i kam parë pak. Jam një tip që më pëlqen të sfidoj veten. ‘Big Brother’ është sfida më e madhe që kam bërë. Unë kam hyrë për ta jetuar këtë eksperiencë, jo si disa persona… Mateo Borri 100% real.
Ai theksoi gjithashtu se energjia negative brenda shtëpisë shpesh e ka penguar të tregojë plotësisht pozitivitetin e tij:
Ata që më njohin nga jashtë e dinë që pozitivitetin tim nuk e kam treguar dot prej energjisë negative…
Nga ana tjetër, Heidi vuri në dukje se ky format shpesh i zmadhon anët më të vështira të karakterit.
Heidi: Pjesët tona të errëta ndonjëherë ky format edhe i zmadhon.
Mateo shtoi: Varet si interpretohet… Unë para se të hyja e njihja shumë mirë veten time, si karakter dhe si përballje me sfidat. Por këtu jemi përballur me situata që jashtë nuk do t’i përballonim kurrë. Unë përpiqem të evitoj njerëzit negativë… kam parë hipokrizi që është e pamundur të mos e luftoj.
