ShowBizzz

“Nuk jam aq budallaqe sa të tregoj marrëdhënien time”- Megi Pojani: Ja pse nuk e bëj publik të dashurin! Gabimi më i madh që kam bërë është…

Moderatorja, Megi Pojani mesa duket është e dashuruar, por thotë se nuk dëshiron që të bëjë publik emrin e partnerit.

Sipas saj, kur lidhjen e bën publike ka disa pasoja, ndaj ka zgjedhur që ta mbajë në fshehtësi.

Ajo thotë se nuk është aq budallaqe sa të shesë të dashurin e saj. “Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ja përdor vetë”-u shpreh moderatorja.

Megi Pojani: Shpresoj të jetë hera e fundit që unë them këtë, sepse unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time. Nëse unë jam Megi Pojani, një influencer që shet kremra fytyre, a e dini ju si mund ta shes unë të dashurin time. Dmth ai kalon në 1200 filtrat e mi dhe unë e them publikisht, vajza unë e miratoj këtë unë për ju. Po pse kaq budallaqe jam unë sa ta them. Nëse unë them po apo jo, hetimet e tjera vazhdojnë dhe të çojnë tek cili është ai?! Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ja përdor vetë.

Ndërsa e pyetur për gabimin më të madh që ajo ka bërë, Megi Pojani u përgjigj kështu:

“Tre muaj të jetës sime unë kam qenë mbipeshë, në atë tre muaj unë vendosa të shtiresha si balerinë, ky është gabimi më i madh që kam bërë dhe kur e mendoj veten time tek Dancing With The Stars, them Megi nuk je njohur kurrë për një vajzë të mbushur bravo të qoftë, njëherë që t’u dha mundësia të veshësh kostumet e vogla, ishe ashtu”, tha Megi në emisionin “Goca dhe Gra”