Ndryshimet ne Fiks Fare ishin lajmeruar, por emrat e drejtuesve te rinj te programit, edhe mjaft te njohur per publikun, ishin nje surprize per ne: Moderimi i emisionin investigativ këtë sezon mesohet t`i jetë besuar dy figurave te njohura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.
Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”. Ai u kthye në një prej aktorëve më të dashur të shqiptarëve me grupin “The SHBLSH”, ndërsa batutat e tyre nuk mungonin bisedave të tavolinave. Gjatë edicionit të tretë të Big Brother VIP, patëm mundësi të shihnim të gjithë dritëhijet e aktorit gjatë më shumë se 4 muajve. Juli arriti t’i shkonte deri në fund rrugëtimit të tij plot emocione, duke u renditur i dyti.
Krah Julian Dedës do të jetë Xhemi Shehu, e cila rikthehet 21 vitesh ne Fiks Fare, ku ka qene një ndër velinat e para, ndersa tani vjen si moderatore. Ajo e nisi karrierën e saj në televizionin më të madh shqiptar në vitin 2003, për të vazhduar më pas si moderatore në emisionin “E diell” dhe spektaklin e humorit “Portokalli”. Pas një pushimi disa vjeçar në televizion, ajo u rikthye në Portokalli në rolin e moderatores, ndërsa këtë sezon do ta shohim në një pozicion krejt tjetër nga sa jemi mësuar.
bal